Berisha: Të gjithë së bashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e PD me shqiptarët në Londër, theksoi se demokratët janë të vendosur në rrugën e tyre drejt fitores, ndërsa shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj, kanë një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fjalën e tij, Berisha komentoi fushatën politike të demokratëve dhe republikanëve në SHBA, ku tha se demokratët harxhuan 1.6 miliardë dollarë dhe përsëri nuk fituan.

Ai u shpreh se e mori këtë shembull për takimet “luksoze” që kryeministri Edi Rama zhvillon me diasporën.

Kryedemokrati tha më tej se sot Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë se Rusia apo Tunizia.

“Rikthehemi në fushatën e ekstremistëve të majtë në SHBA dhe atë të Donald Trump. Fushata e të majtëve u bë më 1.6 miliardë dollarë me dorëshkrimin e Hollyëoodit dhe elitës amerikane. Por asgjë nuk i mashtroi qytetarët amerikanë. Jua dhashë këtë shembull për të mos u dekurajuar nga kryehajduti Edi Rama që me paratë publike krijon eventet më luksoze. Kjo diktuaturë nuk ka të ardhme. Ne do t’i dalim dhëmb për dhëmb asaj. Ne ishim në ditët e zeza të diktaturës komuniste.

Ne jemi të vendosur të ecim drejt fitores. Por në këtë periudhë, rëndësia e secilit prej jush dhe miqve tuaj në Britanin dhe vende tjera është e jashtëzakonshme. Ju keni në dorë të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshmë me fitoren e opozitës. Kjo është një diktaturë me të burgosur politik më shumë se Rusia. Në Shqipëri liderët e partive opozitare janë të arrestuar ose në burg, njëlloj sin ë Tunizinë. Por ne të gjithë së bashku do i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Asnjë diktaturë nuk ka dëbuar shqiptarë nga Shqipëria se regjimi i Edi Ramës. Vetëm më qëllim që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …