Berisha: Pas largimit të Juri Kim, kontaktet me ambasadën amerikane kanë qenë periodike

I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Berisha është shprehur se, Partia Demokratike ka bisedime dhe takime me çdo ambasadë.

Berisha u shpreh, se pavarësisht se këto takime nuk janë bërë publike, ato janë periodike.

“Mund t’u pohoj se me çdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD-së kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme.

Në nivel ambasador, në nivel zëvendësi, sipas rastit.

Kështu që kjo parti është e hapur.

Është parti e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike.

Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Juri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale.

Kjo është e vërteta.

Këto takime, nuk kemi bërë ndonjë si të thuash, ndonjë njoftim për to, kanë qenë rutinë dhe kaq”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shpërtim tritoli në Lezhë, hidhet në erë një lokal

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi tritol gjatë natës në lokalin ‘Amigo’ në Lezhë. Siç …