Krimi nuk ndalet, të shtëna me armë drejt një makine në Shkodër

Persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në Shkodër.

Denoncimi në polici është bërë nga shtetasi S.K, i cili sipas policisë mbrëmjen e së hënës ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili  dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

About Redaksia

Check Also

Pse nuk u arrestua Visi i Pojës?/ Dumani kalon përgjegjësinë tek policia

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është …