Procesi politik/ Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për kryetarin e PD

Gjykata Kushtetuese shtyn për të enjten diskutimin për ankimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, për interpretimin e ligjit që çoi në dhënien e masës së arrestit në shtëpi kundër tij nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Posaçme kishte vendosur me kërkesë të SPAK masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”, për kryetarin e Partisë Demokratike.

Berisha nuk e zbatoi këtë masë me arsyetimin se SPAK do të duhej të merrte autorizimin në Kuvend. Ai tha se masat janë antikushtetuese dhe të paligjshme.

Më pas SPAK iu drejtua Kuvendit për masë më të rëndë sigurie, “arrest shtëpie” dhe pasi mori autorizimin, masa u miratua nga Gjykata e Posaçme, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë.

Në kërkesën e tij, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ky proces politik është dënuar së fundmi edhe nga organizata më e madhe e partive të djathta në botë.

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …