1 minutë heshtje për Martinin! Pensionistët: Edi Rama armik i betuar i shqiptarëve!

Protesta e opozitës para Kuvendit ka nisur me një akt fisnik.

Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve.

Partia Demokratike paralajmëroi protestë për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit për vitin 2025.

Një pensioniste, në fjalën e saj në protestë, tha se kryeministri është armiku i betuar i shqiptarëve, pasi sot pensionistët po vuajnë për gjënë kryesore, ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë.

“Mirëmbrëma bashkëmoshatarët e mi.

Sa vuajnë pensionistët shqiptar, sa i kanë të ardhurat?

Dikur shqiptarët vuanin për pak bukë, ujë dhe kripë, ndërkohë sot, shqiptarët vuajnë për gjënë kryesore, qe nuk mund ta blejnë, vuajnë për ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë.

Ky po i vdes, ky kryeministër, ky armik i shqiptarëve, armik i betuar i shqiptarëve.

Teksa vinim këtu, kishte policë në katër anët, pse i duhet gjithë kjo polici Edi Ramës”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet

Në konferencën me gazetarët, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi angazhimin e tij për …