Boçi: Pensionistët janë keqpërdorur në këto vite, ata do japin reagimin e tyre në zgjedhje!

Nënkryetari i PD dhe drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Luçiano Boçi, tha se protesta që po zhvillohet para Kuvendit është një tubim ku janë thirrur pensionistët që të shprehin revoltën dhe zemërimin e tyre për mënyrën se si i ka trajtuar dhe se si po i trajton qeveria.

Në një prononcim për mediat, Boçi tha se pensionistët duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjes, siç ka qenë deri tani.

Më tej ai u shpreh se një pjesë e pensionistëve mezi presin fundin e tyre që të shpëtojnë nga vështirësitë që kanë në jetë.

“Sot është një tubim ku janë thirrur pensionistët që të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre për mënyrën si i ka trajtuar qeveria përgjatë këtyre viteve dhe se si vepron sot me hallet, problemet me jetët e tyre.

Ata duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjesh që siç ka qenë deri tani , duan qetësi, duan siguri dhe këtë gjë kjo qeverisje ua ka marrë dhe madje nuk ua jep në masën që e meritojnë dhe që u duhet që të përballojnë jetën.

Mirë që i ka marrë fëmijët këtyre pensionistëve dhe i ka degdisur jashtë Shqipërisë, por u merr çdo ditë të ardhurat, i vendos në vështirësi.

Një pjesë e tyre duket sikur e presin atë fundin mezor që t’i vijë sepse duan që të heqin dorë nga vuajtje që i shkakton kjo qeverisje.

Jam i bindur se këta pensionistë që janë keqpërdorur në këto vite do japin reagimin e tyre në zgjedhje. Ata janë ata që votojnë, jo me tifo zëri politike, por duke parë vështirësitë jetës në familjet dhe fëmijët e tyre”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …