Berisha nxjerr videon: Opozita 1 minut heshtje për 14 vjeçarin, ministrja e Arsimit gajaset me Ballukun dhe Kumbaron

Lideri i opozitës, Sali Berisha përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregon se si kabinetit të qeverisë Rama nuk u bën përshtypje ajo se çfarë ndodh në vendin tonë, kur sapo ishte qëlluar për vdekje një 14-vjeçar me thikë në zemër nga bashkëmoshatari I tij, duke lënë të plagosur dhe dy fëmijë të tjerë.

Në video shihet qartë se si ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila ka përgjegjësinë jo vetëm ligjore por edhe morale për të garantuar sigurinë në shkollë dhe mbarëvajtjen normale të mësimit, ‘gajaset’ me homologet e tjera të kabinetit, kur ngjarja me vrasjen e adoleshentit ishte ende e freskët si ndodhi.

Momenti i ‘hareshëm’ mes ministreve është filmuar nga kamerat në seancën maratonë të diskutimeve për buxhetin e 2025, teksa mbante fjalën e tij ligjvënësi demokrat Asllan Dogjani, me fokus madje sigurinë në shkolla dhe mbajtjen e një minutë heshtjeje, pas ngjarjes së rëndë me vrasjen e 14-vjeçarit me thikë pranë ambienteve të mësim nxënies.

Bashkangjitur videos ‘gazmore’ të treshes së ministreve, Berisha shkruan se ministreve ‘nuk ua ndjen për asgjë, përveç që të vjedhin’.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kushtetuesja mashtroi hapur! Gjykatësja me 5 mbiemra ka qenë në konflikt flagrant interesi

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi në Çim Peka Live një tjetër mashtrim nga vendimi …