Boçi: E vetmja mënyrë është rrëzimi i kësaj mazhorance

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë propozues të ndërhyrjes në ligjin e ‘Buxhetit të Shtetit’ si dhe për rritjen e pjesës së buxhetit dedikuar arsimit në masën 5%, premtim që mazhoranca e përsëriti për disa vite, të cilin jo vetëm nuk e pasqyroj në buxhet, por as nuk e përsëriti më si premtim kur erdhi në pushtet.

Boçi tha se, u vendos një traditë e re pas 2013-tës ku çdo propozim i opozitës rrëzohej dhe nuk konsiderohej dhe pjesa tjetër është që e vetmja mënyrë është rrëzimi i kësaj mazhorance në mënyrë që të krijihet një mazhorancë e re.

“Para vitit 2013 ka pasur gjithmonë një bashkëpunim, një konsiderim ndaj propozimeve që vijnë nga deputetë e veçantë apo deputetë të opozitës apo opozitës në tërësi, sepse ka pasur edhe forca të tjera politikë që kanë dhënë propozime.

Përderisa buxheti i nënshtrohet debateve në Komision e më pas në seancë plenare do të thotë se këto debate synojnë që të pasurojnë buxhetin me drejtime si interes i qytetarëve me qëllim që të ketë modifikime e këto interesa të qytetarëve të pasqurohen në buxhet.

Janë interesa të pushtetit lokal, të rrugëve kryesore apo të rritjes së pagave të shtresave të ndryshme që janë vulerabël dhe që duhen mbështetur.

Që nga 2013 kjo gjë nuk ka ndodhur e shpesh-herë ne kemi qenë propozues të ndërhyrjes në Ligjin e Buxhetit të Shtetit dhe personalisht kam ndërhyrë për rritjen e pjesës së buxhetit dedikuar arsimit në masën 5%, sepse koeçidonte edhe me premtimin që bëri PS, premtim që e përsëriti për disa vite të cilin jo vetëm nuk e pasqyroj në buxhet por as nuk e përsërit si premtim.

U vendos një traditë e re pas 2013-tës ku çdo propozim i opozitës rrëzohej dhe nuk konsiderohej dhe pjesa tjetër është që e vetmja mënyrë është rrëzimi i kësaj mazhorance në mënyrë që të krijihet një mazhorancë e re”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …