Kryetari i PD, Sali Berisha në tubimin në ‘Rrugën e Shpresës’ u shpreh se shkollat në shqipëri janë jashtë çdo kontrolli, janë nën kontrollin e krimit.
‘A ka faj më të madh se ai që ka zhytur shkollat në lumej droge dhe prindërit zemërngrirë dërgojnë fëmijët e tyre, duke i porositur çdo mëngjes; kujdes se po të ofron kush ndonjë çamçakiz të helmuar, apo ndonjë kapsulë, tablet’,tha Berisha.
“Si ke gojë ti të flasësh para shqiptarëve kur një 14-vjeçar theret në sy të të gjithë shoqërisë.
Madje nxirret dhe nga mësimi sepse i ndjeri Martin, atë ditë kishte 7 orë mësime.
Pra a mund të na thuash pak, si mund të flasësh ti në atë mënyrë.
Flet se ti je në anën e krimit.
Ti akuzon opozitën se në parlament flitka. Por çfarë flet ti në parlament, ti nuk je i denjë as për halenë me të keqe, më falni për shprehjen, me atë gjuhë shkon ti në parlament.
Po kush ka gjuhën tënde në parlament mor, dhe e paska fajin opozita, e paskan fajin mediat dhe Tik Toku. Po ka faj më kryesor se ai që ua ka dorëzuar të fortëve vendin, vetëm e vetëm për vota dhe pasurimin e tij.
A ka faj më të madh se ai që ka zhytur shkollat në lumej droge dhe prindërit zemërngrirë dërgojnë fëmijët e tyre, duke i porositur çdo mëngjes; kujdes se po të ofron kush ndonjë çamçakiz të helmuar, apo ndonjë kapsulë, tablet.
Dhe bën fjalë ti për siguri të lartë në shkolla me ata banditë të tu. Me ata banditë që fryhen dhe majmen çdo ditë nga krimi.
Ndaj dhe rri aty ku je, në Surrel.
Shqiptarët janë të revoltuar me ty, të zemëruar me ty. Shkollat janë jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë nën kontrollin e krimit”, tha Berisha.