Buxheti i PS injoron totalisht qytetarët! Ne shkuam si dëshmitarë të vjedhjes më të madhe që po ndodh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi buxhetin e miratuar nga mazhoranca socialiste dhe të kundërshtaur nga opozita, si buxhetin që injoron totalisht hallet dhe prioritetet e qytetarëve.

‘Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët. Ne shkuam aty si dëshmitarë të vjedhjes më të madhe që po ndodh’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij, gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq!

Një debat i gjerë u zhvillua për buxhetin.

Aty doli me gjithë shëmtinë e vet, projekti i vjedhjes më të madhe në historinë e këtij vendi të buxhetit.

Buxheti i injorimit total, pothuajse total të qytetarëve. Fytyra e hajdutëve të pamëshirë dhe qeveritarëve.

Ne shkuam aty si dëshmitarë të këtij akti, të vjedhjes më të madhe që po ndodh, për ti treguar me gisht, për të ju thënë shqiptarëve ja se çfarë po bëhet.

Për të ju thënë pensionistëve se këta të pafytyrë, të pamëshirë, të pashpirtë kanë lënë për ju, 16 mln dhe paratë e blerjes së votës. Nuk kanë lënë asnjë rritje të pensioneve, në një kohë kur për vete marrin rroga sa 40-50 sa 70 pensionistë.

Ndaj dhe miqtë e mi, ne dërguam në parlament minimumin jetik prej 200 eurosh, si zotim absolut i yni, që në seancën e parë të parlamentit të opozitës do të votohet, do të votohen 200 euro për çdo shqiptar.

Ne propozuam 5-fishimin e fondit aktual për indeksimin e pensioneve, nga 1.6 në 8 miliardë.

Tefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë, nga 1.2 miliardë në 4.2 miliardë lekë.

Rritjen me 1% të buxhetit të arsimit me rritje graduale me 1% çdo vit.

Rritja me 1% te PBB-së të buxhetit të shëndetësisë me rritje graduale me 1% çdo vit

Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme për qytetarët.

Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te e Edi Ramës dhe Vilma Nushit, Manastirliut dhe Ilir Beqjas, përveç dializës.

Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike, përveç pagave të drejtuesve të lartë që nuk rriten asnjë qindarkë.

ritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogëve, mjekëve dhe infermirëve në vend.

Rritjen me 2 miliardë lekë të fondit për kërkimin shkencor.

Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkite, nga 1% në 1.5% të GDP-së me një shtesë prej 13 miliardë lekë.

Barazimin e investimeve në jug dhe në veri të vendit, anulimin e çdo diskriminimi të vendos ndaj bashkive të veriut nga Edi Rama.

Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë.

120 mln euro apo katër herë më shumë subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë në Shqipëri.

Rritja e fondeve të ilaçeve për spitalin onkologjik, jo me pak se 15 mln euro shtesë.

Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisë, të cilët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Dhe u garantoj se pas të gjitha këtyre nuk mbetet rrugë pa u ndërtuar, nuk mbetet tunel pa përfunduar, nuk mbetet shkollë pa ndërtuar. Nuk mbetet asnjë objekt publik, asnjë punë publike.

Përkudrazi, të gjitha ndërtohen dhe do të ndërtohen, por jo siç ndërtohen sot me një çmim 10 herë më të lartë se në Kroaci, se në vendet e BE-së, por me një çmim të barabartë me ato vende dhe të gjitha të tjerat do të ju kthehen qytetarëve, do të ju kthehen qytetarëve.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Vota e emigrantëve, Kaso: KQZ të zgjidhë problemin me postat, ne e suportojmë

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso deklaroi se, ishte kundër ndryshimeve në “Kodin …