Protestuesit: Arsimi po vdes, po na vriten fëmijët në dyert e shkollave, kjo është e tmerrshme!

Qindra e qindra qytetarë dhe prindër kanë marshuar nga shkolla “Fan Noli” në drejtim të Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për vrasjen e 14-vjeçarit.

Një qytetare gjatë fjalimit të mbajtur para Ministrisë së Arsimit, u shpreh se adoleshentët dhe të gjitha familjet shqiptare janë të tmerruara me atë cfarë po ndodh sot në shkollat tona.

Qyetarja protestues tha se, familjet shqiptare kanë nevojë urgjente për ndihmë, koncesionet mos të vidhen nga kjo qeveri por të ndihmojn shqiptarët.

Në një thirrje të fortë qytetarja sulmoi edhe Ministren e Arsimit, duke i treguar edhe njëherë se fëmijët dhe shoqëria po vdesin.

“Më vjen keq dhe në këtë moment do të doja një përqafim ngushëllimi për prindërit e Martinit. Nëse nipi në Itali sot është në moshë adoleshente dhe shkëlqen, ka sigurinë më të madhe. Sot jemi mbledhur të gjith për Martinin dhe ai është një hero i të gjithë adolëshentëve dhe gjith familjeve shqiptare që ndihen tmerrësisht të rrezikuar për fëmijët e tyre.

Në fjalimin q ëmbajti ministria e arsimit në parlament më erdhi shumë cudi kur tha se ngjarja ndodhi jashtë oborrit të shkollës, sikur donte të hiqte përgjegjësinë e kësaj që ndodhi. Cfarë investon shteti jonë për të mbështetur familjet në nevojë. Një prind punon nga ora 8 deri në orën 5 dhe i duhen 2 orë trafik për të arritur në darkë për tu marrë me fëmijët. E kuptoni se cfarë gjëndje ekonomike jetojmë ne që mezi po sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe bukën e gojës.

Nuk kemi kohë të meremi me fëmijët tanë sepse gjëndja është tmerrsisht e vështirë. Ato lekë që hargjohen me kocesione me rrogat që mbajn këta nga 3 milion e kusur të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Zonja ministre të duhet të nxjerrësh moralin në këto momente dhe të kuptosh që është shkolla, arsimi po vdes dhe bashkë me arsimin po vdes një komb. Po na vdesin fëmijët në mes të rrugës dhe kjo është e tmerrshme. Do doja që prindërit të kuptojnë se ku po jetojmë, që nuk po sigurojmë dot muajn dhe janë tmerrsisht të traumatizuar për gjëndjen ekonomike.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …