Berisha: Edi Rama dhe Manastirliu e vranë për së dyti Martin Canin!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu se vranë për së dyti 14-vjeçarin Martin Cani.

Berisha tha se, Edi Rama dhe Manastirliu e vranë për së dyti Martin Canin me qëndrimet e tyre çnjerëzore.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune që me fjalën e lirë i kallin tmerrin narkodiktaturës, ndriçojnë mendjen dhe zemrat e mbarë shqiptarëve.

Një përshëndetje të veçantë atyre qindra e mijëra burrave dhe grave, nënave, baballarëve, nxënësve, të rinjve që protestuan sot për vrasjen makabër në derë të shkollës të 14-vjeçarit Martin Cani, të cilin Edi Rama, Korba e Kovidit, Manastirliu, Spirogjoka e Parlamentit, e vranë për së dyti.

E vranë për së dyti me qëndrimet e tyre çnjerëzore, pa pikë ndjenjash.

Kur një deputet kërkoi që parlamenti të ngrihej në një minutë heshtje për yllin që e vranë në publik, Martin Canin, Korba e Kovidit me Lubinë dhe Stërlubinë, zgërdhiheshin sikur të mos ishin nëna, sikur të mos kishin fëmijë, sikur të mos ishin prindër.

Zgërdhiheshin sepse morali, shpirti i tyre është gërryer nga vjedhjet, vjedhjet, çdo ditë që u bëjnë shqiptarëve.

Edi Rama, për vrasjen tek dera e shkollës të 14-0vjeçarit të pafajshëm, të mrekullueshëm, gjeti fajtor TikTokun dhe mediat në një histeri të tmerrshme u lëshuan pas TikTokut, pa pasur asnjë fakt të vetëm që Martini i pafajshëm kishte shkëmbyer qoftë dhe një fjalë të vetme në TikTok me vrasësin e tij.

Miqtë e mi, vrasja e Martin Canit është një vrasje që ngjalli dhimbje të madhe, edhe zi në çdo vatër familjare.

Të çosh djalin në shkollë, të ta therin tek dera e shkollës, është e tmerrshme.

Por edhe më i tmerrshëm bëhet ky krim kur shteti lan duart si Ponc Pilati.

Kur megjithëse ky krim ka tronditur Shqipërinë, Korba e Korrupsionit nuk ngrihet të nderojë me një minutë heshtje nxënësin që i morën jetën në shkollë dhe përpiqen në mënyrë më çnjerëzore, më cinikë, Eureka, TikToku, dhe vrap lëshojnë udhëzime, dhe gjetën se Australia po e ndalon TikTokun dhe o burra tani, ta mbulojmë me TikTokun krimin e shëmtuar horror në zemër të Tiranës, pas një zënie që zgjati një javë, që përfshiu me dhjetëra nxënës.

Shkolla nuk ekziston, ekziston TikToku, ministria nuk ekziston, ekziston TikToku, kryekrimineli nuk ekziston, ekziston TikToku. Ai e paska fajin!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …