Marash LOGU
Gjykata Kushtetuese ka konsideruar që e vetmja masë sigurimi proporcionale në rastin e zotit Berisha është detyrimi i paraqitjes, duke vendosur shfuqizimin si antikushtetues të ndalimit të daljes jashtë shtetit për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit.
Duke konsideruar si antikushtetuese dhe jopropocionale çdo masë tjetër përveç detyrimit të paraqitjes, Gjykata Kushtetuese praktikisht ka konsideruar si të tillë edhe masën e arrestit në shtëpi, e cila përbën një masë sigurimi më të rëndë.
Prandaj, në dritën e kushteve të reja, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të vendosë revokimin e menjëhershëm të masës së arrestit në shtëpi ndaj liderit të opozitës, deputetit Sali Berisha.