Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një çështjes tërësisht politike vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Lubonja tha se si Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të arrestuar, ndërsa Kushtetuesja mund të ndryshojë vetëm nëse i vjen ndonjë urdhër politik.
Burgosja e Berishës dhe Metës s’ka lidhje me drejtësinë, por as me eliminimin e opozitës. Ka qenë propagandë që ne po fusim një ish president, ish kryeministër për të bërë propagandë se ne po bëjmë drejtësi këtu dhe drejtësia po funksionon.
Por kjo tashmë ka rënë, sepse kanë dalë korrupsione që ka bërë Rama dhe kanë qenë më të mëdhaja. Kushtetuesja është një skandal prej kohësh, ajo mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshon ndonjë urdhër nga lart. tha Lubonja për “Open”.