Reagimi i fortë i PPE: Shqetësim për arrestimin e liderëve të opozitës, në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi i ndodhur në Maltë ku po zhvillon takim asambleja politike e Partive Popullore Europiane (PPE) bën të ditur se, për herë të parë dënohet arrestimi i liderëve opozitarë.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar një rezolutë të fuqishme lidhur me situatën aktuale në Shqipëri, e cila pasqyron shqetësime serioze mbi integritetin institucional të vendit. EPP, ndër të tjera, shpreh brengën për korrupsionin endemik dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Partia shpreh gjithashtu shqetësim të thellë për arrestimet dhe kufizimet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës, si dhe për ngushtimin e hapësirës për opozitën brenda parlamentit, duke i minuar mundësitë e saj për të mbajtur një rol kontrollues dhe për përkeqësimin e standardeve zgjedhore.

Një tjetër shqetësim i EPP është lidhja e thellë e elitës politike dhe institucioneve ligjzbatuese me krimin e organizuar, që dëmton rëndë shtetin e së drejtës dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

Duke vlerësuar rolin e Partisë Demokratike në përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, EPP ka njoftuar se do të monitorojë nga afër zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

About Redaksia

Check Also

Rilindja Urbane, një projekt shkatërrimi! Investimet skandaloze që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve

Pak vite pas projektit të Rilindjes Urbane, bulevardi në qendër të Peshkopisë po rikonstruktohet nga …