Vrasja e 14 vjeçarit/ Të hënën protesta e radhës tek Ministria e Arsimit

Të hënën në orën 17:00 do të mbahet një protestë tjetër për 14 vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pranë shkollës ‘Fan Noli’ pas një konflikti që pati me një bashkëmoshatar.

Prindër të kësaj shkolle u grumbulluan sërish këtë të shtunë së bashku me disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe kanë listuar disa nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Protesta do të nisë pranë shkollës ku ndodhi krimi dhe do të ndalojë përpara Ministrisë së Arsimit.

Martin Cani u vra 6 ditë më parë nga bashkëmoshatari Mario Përllesha, i cili mbeti i lënduar gjithashtu, teksa gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të.

Image

About Redaksia

Check Also

Dokumentat që sekuestroi BKH në banesën e Ron Yeffet

Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat Me kërkesë të …