Vrasja e 14 vjeçarit/ A ka ndërgjegje morale Balluku, Manastirliu dhe Kumbaro që qeshnin në Kuvend?

Geraldina Kola, duke mbajtur një fjalë në tubimin e përnatshëm të qytetarëve tek “Rruga e Shpresës” u shpreh se, a ka ndërgjegje morale, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu apo Mirela Kumbaro për vrasjen e Martin Canit.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar prindër, mësues e të gjithë ata që sot, me sytë e mbushur me lot i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së Martin Canit, përpiqemi dëshpërimisht të kuptojmë dhimbjen e familjes, që kjo tragjedi i zuri derën e i ndali kohën.

Kjo ngjarje nuk është lajm, por një thikë që depërton në zemrat tona dhe na tregon se sa shumë kemi dështuar si shoqëri.

Vetëm 14 vjeç, në themele të ndërtimit të pasioneve e synimeve më të mëdhaja të tij, si pasojë e një sistemi që ka dështuar të edukojë, nuk ja del të kthehet më në shtëpi i shëndoshë.

Kjo qeveri e tërhequr në një qorrsokak të heshtjes dhe indiferencës për një tragjedi të tillë, ku shënjestrojnë rrjetet sociale për të shpërqendruar opinionin publik nga krimet e këtij sistemi, kjo qeveri me platforma qëllimisht të dështuara, ja ka dalë që sot një nënë e një baba të mbajnë mbi kurriz një humbje të tillë, një humbje kaq e madhe për të gjithë ne, një talent i jashtëzakonshëm si Martini.

Pak ditë më parë ishte Martini, më pas një tjetër student i plagosur në universitetin metropolitan e nesër ndoshta unë, a një prej të rinjve.

Ku është ndërgjegjja morale e Ballukut, Manastirliut dhe Kumbaros, që pa pikën e turpit vazhdonin të qeshurën gjatë mbajtjes 1 minutë heshtje për Martinin e ndjerë.

Po ajo zonja patronazhiste që na sinjalizonte nga dritarja për mbylljen e protestës së ditës së enjte, a është grua ajo, a është nënë, edhe sa e sa tragjedi te tilla do lini te ndodhin e si rezultat i tyre te shfaqni pafytyrësinë tuaj?

Nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme për këtë spirale dhune dhe degradimi në shoqërinë shqiptare, atëherë e ardhmja na pret në rënie, e zhgënjyer për çka i vjen pranë.

Sa jetë duhen humbur, sa platforma duhet t’u dështojnë, edhe sa duhet të tolerohet në këtë Shqipëri të mjerë?

Ky është momenti që do të vendosë, kush jemi ne si shoqëri: ata që rrinë duar kryq përpara tragjedive në mënyrë të përsëritur, apo ata që do të ngrihemi me zemra te zjarrta e me zë të çjerrur, që e ardhmja të lulëzojë”, tha Geraldina Kola.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …