Berisha: Falangat e krimit dhe patronazhistët nga Tirana goditën në Londër protestuesit paqësorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga patronazhistët e Edi Ramës, ndaj shqiptarëve në Londër, të cilët protestuan kundër narkoregjimit i cili i detyroi të largohen nga vendi i tyre.

Berisha tha se, falangat e krimit dhe patronazhistët e shkuar nga Tirana goditën si të tërbuar në Londër protestuesit paqësor të demokracisë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së drejt të çdo shqiptari.

Një përshëndetje miqësore të gjithë oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që çdo natë shpërndajnë në çdo anë të dheut të vërtetat, në mendjet e zemrat e shqiptarëve.

Sot ne së bashku demokratet e demokratët në Shqipëri në mbarë botën, shqiptarët, mbarë kombi përulen me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh para atyre heronjve të vërtetë, të cilët si luanë ja përplasën në fytyrë narkodiktatorit, krimet që ai ka kryer ndaj tyre, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë.

Të dashur miq!

Dita e sotme do të hyjë në histori si dita në të cilën Edvin Kristaq Xhelati, kreu në vendin e lirisë siç është Britania e Madhe, krime të shëmtuara që nuk i kanë kryer as diktatorët më të këqinj.

Edvin Kristaq Xhelati keqtrajtoi me bandat e tij, kafshërisht mbi 20 protestues paqësor në sallën e takimit. Falangat e krimit të banditëve në Londër dhe të mbledhur nga vende të tjera, të patronazhistëve kriminelë të shkuar nga Tirana, të armatosur me objekte të forta, goditën të tërbuar protestuesit paqësor të demokracisë.

Goditën dhe zvarritën shkallëve të pallatit të sportit ku mbahej takimi, ju thyen kafkën dhe kockat e tjera, vetëm e vetëm se bastardit të xhelatit Kristaq Rama iu zgjuan instinktet shtazarake atërore ndaj kundërshtarëve politikë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …