Lideri i opozitës, Sali Berisha, i bëri që të qartë dhunuesve të protestuesve shqiptarë në Lodër, si dhe urdhëruesit të tyre, Edi Rama, se do të përgjigjen për aktet e tyre kafshërore ndaj shqiptarëve të lirë.
Berisha tha se, dhunuesit e protestuesve dhe Edi Rama do të përgjigjen gjer në një për aktet kafshërore në një takim, të quajtur elektoral.
“Të dashur miq!
Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre.
Por në gjuhën e tij atërore, bastardit i xhelatit Kristaq Rama i shpalli atje fjalimin e tij, si diversantë. Shkoi pra, për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij.
Jetojnë në një vend që pranon mendimin ndryshe, në një vend në të cilin vetëm pak javë më parë në turin historik të mbretit Charls i III në Neozelandë një deputete në një sallë të vogël do të ngrihej dhe do të bërtiste, do të hidhte slogane kundër madhërisë së tij.
Por deputetja nuk u godit, nuk u zvarrit, u largua njerëzisht me të butë dhe nuk pati asnjë lloj pasoje. Kurse bastardi kishte marrë masat të ua thyente kafkën, tu thyente brinjët, klavikulat, atyre që do të guxonin të shfaqeshin aty ku ai mbante, fjalën e tij të neveritshme. Duke treguar kështu se cila është motoja e vërtetë e kërkimit të votës, ndaj emigracionit shqiptar.
Të dashur miq, në emrin tuaj unë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj atyre qindra e qindra protestuesve që me revoltën e tyre mbrojtën, nderin, dinjitetin e shqiptarit, përfaqësuan opozitën demokratët, përfaqësuan mbarë shqiptarët pavarësisht nga partitë e tyre, për guximin, dhe i garantoj se dhunuesit e tyre dhe Edi Rama do të përgjigjen gjer në një për aktet kafshërore të papara ndonjëherë në një takim, të quajtur elektoral”, tha Berisha.