Korrupsion dhe pastrim parash/ Kalaja kallëzon në SPAK Veliajn dhe Ajola Xoxen

Aktivistja dhe avoktaja, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxe për ushtrim i ndikimit të paligjshëm, korrupsion, pastrim parash etj.

Kalaja tha në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK se, është vërtetuar lidhja që ka Xoxe te inceneratori i Tiranës dhe të skema 5D pasi i jepen objekte pa qira dhe pronarët e objekteve shpërblehen me tendera, projekte apo leje ndërtimi.

Kalaja tha se, gjithashtu në këtë kallzim kallezim kemi kërkuar pse prokurori Olsi Dado nuk heton pasurinë e Veliajt dhe familjarëve ë tij?

“A po i bëhet shantazh prokurorit Dado në dosjen e ish deputetit Çyrbja ku evidentohet si i përfshirë në përgjimet Sky Ecc? Pse pikërisht nga kjo dosje kanë dalë pikërisht kjo pjesë ku është “Olsi”?”, tha Kalaja për mediat.

About Redaksia

Check Also

OSBE mbështet protestat qytetare

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare …