Deputeti i PD, Dash Sula u ka bërë thirrje qytetarëve pë rpjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 26 nëntorit, e thirrur nga opozita.
Në fjalën e tij në Rrugën e Shpresës, Sula tha se protesta nuk është për Berishën dhe PD, por për qytetarët e këtij vendi, që sipas tij vetëm sa vijnë e rrënohen nga një qeveri e kriminalizuar.
Teksa bëri një rezyme të sektorëve më jetikë të vendit, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje, depueteti i PD, thotë se sot më shumë se kurrë është nevoja për t’u ngritur kundër këtij regjimi që ka përzënë mbi 1 milionë shqiptarë nga vendi, në të kundërt nesër do të jetë vonë.
Sipas Sulës, mazhoranca ka kriminalizuar shtetin në nivel jo vetëm qendror por edhe vendor.
“Nesër të gjithë qytetarët, mosbindja civile të vazhdojë, s’jemi për interesa tona personale. S’e bëjmë për Berishën, ne të gjithë bashkë për të gjitha gjërat që na janë bërë padrejtësi. Duhet të ngrihemi për pensionistët, bujqësinë, shëndetësinë. Edhe për atë krim që fëmija humbi jetën dhe sërish ia fanturon opozitën, ndërsa ministreshat qeshnin. Arroganca e tyre s’ka më kufi, kanë humbur e s’jetojnë në ktë realitet. O shqiptarë si mund të ndodhin të jenë kaq kriminalë, kur në spital mungon një skaner dhe shkojnë te privati. Po ata që s’kanë para, 8.5 mln euro i marrin privatët në vit.
Të gjitha ushqimet jashtë vendit janë dyfish më lirë se në Shqipëri.
Po zhdukin bujqësinë e blegtorët. S’ka njerëz për të mbledhur ullinj, ndërsa PD e Berisha i stimuloi.
PS ka ndërtuar skema për të zhvatur e marrë para, për të vjedhur.
Kanë kriminalizuar shtetin, e kanë marrë krimin e organizuar në vendimarrjen qëndrore e vendore. Të gjithë të dalim të protestojmë, sepse ndryshe nëse heshtim sot, nesër do jetë vonë. Nëse do isntalohet ky regjim, nesër s’ekziston Shqipëria”, tha Sula.
Gazeta RD