Noka: Sokol Bizhga po drejton falangat e krimit kundër qytetarëve! Askush nuk e ndal mosbindjen civile!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, reagoi për mediat pas dhunës së ushtruar nga forcat e rendit.

“Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.

Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën.

Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.

I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.

Duart do t’ju djegin ju.

Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.

Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.

Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …