Vokshi: Nuk do të ndalemi, mosbindja civile do të vijojë me të tjera forma

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka paralajmëruar se protesta e 26 nëntorit nuk do të jetë e fundit nga opozita. Gjatë një prononcimi të shkurtër nga protesta që po zhvillohej, Vokthi tha se pas protestës së kësaj të marte, do të provohen të gjitha format e mosbindjes civile.

Sipas Vokshit, Policia është njoftuar për mbajtjen dhe kohëzgjatjen e protestës në Tiranë, por theksoi se pati një tentativë provokimi nga ana e efektivëvë kundër qytetarëve protestues.

“Do ketë shumë protesta të tjera pas kësaj, do të provojmë të gjitha format e mosbindjes civile. Lirimi i Berishës dhe udhqëheqësve të tjerë të opozitës, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeveri teknike, janë kërkesat tona deri sat ë plotësohen

Policia e ka marrë njoftimin në kohë dhe e kemi njoftuar sipas ligjit dhe pikat e bllokimit. Detyra e policisë është sigurimi i mbarëvajtjes së protestës dhe sigurinë e qytetarëve protestues.

Kishte tentativë për provokim nga policia dhe ata refuzuan të bisedonin me depdutetët. Qytetarët do rrinë këtu deri në 20.00 e s’kemi për të lëvizur”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …