Berisha: Mercenari i bandave spërkat protestuesit paqësorë me lëndë djegëse

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar videon, teksa Policia hedh spraj me piper në drejtinm të protestuesve.

Siç tregojnë dhe pamjet e shpërndara nga kryedemokrati Berisha në rrjetet sociale, shihet një punonjës policia që hedh lëndë djegëse me piper në drejtim të protestuesve paqësorë.

Këta të fundit nuk ishin agresive, vetëm se efektivët po i provokonin, madje duke arritur në ekstrem me përdorimin e sprajit djegës, ashtu sikurse edhe përdorimin e boteve të ujit.

Shumë nga qytetarët protestues, madje edhe gra e të moshuar u ndjenë keq pas hedhjes së sprajit djegës dhe boteve të ujit, madje disa prej tyre humbën edhe ndjenjat.

 

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Banorët e Maliqit: Thuajani atij sallatorit të gjatë, s’kemi bukë të hamë!

Emisioni “Fol” i Erion Skënderajt është ndalur sot në fshatin Orman Pojan të Maliqit.  Dikur …