Gjekmarkaj: Po arrestohen mbështetësit e opozitës, po sillen si policia e Adil Çarçanit!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka ngritur shqetësimin për arrestimin e mbështetësve të opozitës, pas përfundimit të protestës së mbajtur pasditen e kësaj të marte.

Në emisionin “Open” në News24, teksa u diskutua për protestën e mbajtur nga opozita në 5 nyje kryesore të rrugëve të Tiranës, nënkryetari i PD-së, pati një thirrje për Komisariatin nr.6 të Policisë së Tiranës, që të sillet si pjesë e Policisë së Shtetit dhe jo si një falangë kriminale.

“Po arrestohen protestuesit paqësorë. Ne u provokuam nga policia, pati dhunë joproporcionale. Hodhën ujë me spec, gaz lotsjellës, ndaj protestuesve, përfshi edhe ndaj të moshuarve”, tha Gjekmarkaj. Ai tha se policia shtyu deputetët, qytetarët.

Ai tha se shtyrjet ishin të forta, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit. “Kjo polici po sillet si ajo e Adil Çarçanit më 1991”, tha Gjekmarkaj. Ai i ka drejtuar thirrje drejtuesve të Policisë që të mos provokojnë më tej situatën.

Gjekmarkaj tha se segmente të shoqërisë, madje edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të PD-së, iu bashkuan protestën, bllokuan rrugën, për të zhbllokuar rotacionin politik në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …