TV gjerman: Revoltë dhe përplasje në Tiranë gjatë protestës kundër kryeministrit të majtë

Rrjeti televiziv publik gjerman, https://www.zdf.de/nachrichten-sendungen/heute-sendungen/ videos/ proteste-albanien-ausschreitungen-opposition-regierung-video-100.html

Sipas këtij televizioni, në Tiranë u regjistruan trazira gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama.

ZDF raporton se protestat antiqeveritare në Shqipëri çuan në trazira. Krahas korrupsionit, kryeministri socialist Rama akuzohet edhe për ndikim në gjykata.

“Në Shqipëri u regjistruan përplasje gjatë protestës kundër qeverisë.

Demonstruesit e akuzojnë kryeministrin socialist të majtë, Edi Rama për korrupsion.

Po ashtu ata thonë se ai ndikon mbi drejtësinë.

Në vendin e Ballkanit Perëndimor ka prej muajsh protesta të dhunshme”, raportoi ZDF.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetarja e FRPD: Të protestojmë nesër e çdo ditë! Shqipëria është në gjëndje alarmante!

Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, i drejtoi një apel të drejtpërdrejtë kreut të PD-së Sali …