Berisha sfidoi narkoshtetin

Nga Petrit DODA
Deputet & Kryetar i Degës PD Kamëz 

I dashur lideri ynë historik, profesor doktor Sali Berishat!

Në emër të demokratëve të Kamzës dhe në emrin tim personal, ju uroj përzemërsisht për kurorëzimin me fitore ndaj një procesi kryekëput politik.

Sot ju sfiduat narkoshtetin si ideatori i këtij procesi të turpshëm.

Ju, që para tri dekadash, në krye të demokratë çliruat Shqipërinë dhe shqiptarët nga diktatura më e egër që ka njohur njerëzimi dhe që si burrë i rrallë shteti, si ish president dhe kryeministër për dy mandate arritët shndërrimin epokal të Shqipërisë tonë të dashur, dhe arritët ta anëtarësoni Shqipërinë në NATO.

Që realizuat heqjen e vizave dhe na afruat aq shumë me BE, padyshim që do na udhëhiqni suksesshëm në fitoren e padiskutueshme të zgjedhjeve parlamentare të majit të ardhshëm.

Në këtë rrugëtim triumfues ju gantajoj mbështetjen maksimale të demokratëve të Kamzës, të cilët do të jenë lajmëtarët e parë të kësaj fitoreje.
Tashmë me Ju në krye, fitorja jonë është e padiskutueshme.
FITORE!
FITORE!
FITORE!

About Redaksia

Check Also

Pse e vërteta e asaj që kërkon opozita me protesta po e tmerron regjimin

Nga Ndriçim KULLA Pardje narkodiktatura u duk qartësisht  shumë më e alarmuar në  represionin e saj  …