Nga Telnis SKUQI
Në momentet më të errëta të historisë së tij politike, Sali Berisha përballoi një furtunë të paprecedentë, një sulm të organizuar dhe të mirëfinancuar nga interesa të fuqishme brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë histori të jashtëzakonshme rezistence dhe triumfi, roli i disa aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht ish-ambasadores amerikane Juri Kim, del në pah si një shembull i qartë i ndërhyrjeve të papranueshme në çështjet e brendshme të një kombi sovran.
Kim, e cila me çdo kusht promovoi një axhendë të sponsorizuar nga interesa të errëta politike, u përpoq të përdorte peshën e ambasadës së një vendi mik për të minuar liderin historik të opozitës, Sali Berisha.
Por, në vend që të thyhej, Berisha qëndroi. I vetmuar në fillim, pa mbështetjen e atyre që duhej ta kishin krah tij, ai nuk u dorëzua. Duke u mbështetur në të drejtën, në parimet e tij dhe në mbështetjen e njerëzve të thjeshtë, ai e ktheu luftën e tyre në një betejë për drejtësi.
Ata që u implikuan në këtë lojë të errët – politikanë të korruptuar, analistë të paguar dhe të ashtuquajtur ambasadorë të drejtësisë – dështuan. Plani për ta eliminuar politikisht Berishën u kthye në një ortek që i mbuloi vetë ata.
Lideri triumfoi jo vetëm si individ, por si simbol i mbështetjes popullore dhe i një të vërtete që nuk mund të shtypet.
Kjo betejë nuk ishte vetëm një sfidë personale, por një leksion kombëtar: kur një lider beson në të drejtën dhe lufton për të, nuk ka forcë, as brenda, as jashtë vendit, që mund ta ndalë atë. Dhe kjo fitore, që është vetëm fillimi i një rruge të re, mbetet një mesazh i qartë për të gjithë: e drejta gjithmonë triumfon.