Gjykata e Tiranës liron nga qelia me masën detyrim paraqitje protestuesin Ilir Ahmedani, i arrestuar gjatë protestës së opozitës pranë Zogut të Zi. Ndërkohë pritet që nesër të dalë për masë protestuesi tjetër Sokol Ndoj. Në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.
Në një deklaratë për mediat, avokatja Adriana Kala u shpreh se gjykata ashtu si kundër e gjithë policia e vënë në shërbim të pushtetit e quajtën protestën e paligjshme, ndërkohë që të gjithë qytetarët janë koshientë se sa herë bllokohen akset e qendra e Tiranës.
Kalaja tha se, në çfarëdo lloji mënyrë të organizosh protestën, bllokimi i një aksi apo një aksi tjetër do të ndodhë e për këtë arsye është detyra e policisë së shtetit, jo vetëm të organizojë mbarëvajtjen e protestës, por edhe mënyrën se si do bëhet devijimi i mjeteve që të mos çojë në konfliket qytetarët që donin të kalonin me protestuesit.
“Protestuesi Ilir Ahmedani i ndaluar gjatë protesëtës së datës 26 nëntor, në zonën e pikës ku ne e kishim bllokuar te ‘Zogu i Zi’.
Në fakt nga 50 protestuesit e ndaluar ndodheshin vetëm dy, ku njëri prej të cilëve kishte sot masën e sigurimit dhe prokurori kërkoj masën e detyrim paraqitje një herë në muaj, ndërkohë që gjykata me thënë të drejtën u shpreh gabim, sepse edhe gjykata ashtu si kundër e gjithë policia e vënë në shërbim të pushtetit, e quajti protestën e paligjshme ndërkohë që ne jemi koshientë të gjithë se sa herë bllokohen akset e qendra e Tiranës.
Aktivitete këto që bën kryetari i bashkisë Tiranë i cili duhet të ishte pas hekurave.
Ndërkohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku legjitimohet protestuesit vetëm me një njoftim drejtuar organit të Policisë së Rendit ku duhet t’i saktësojë orën dhe kohëzgjatjen e protestës.
Në çfarëdo lloji mënyrë, të organizosh protestën, bllokimi i një aksi apo një aksi tjetër do të ndodhë e për këtë arsye është detyra e policisë së shtetit, jo vetëm të organizojë mbarvajtjen e protestës, por edhe mënyrën se si do bëhet devijimi i mjeteve që të mos çohet në konfliket qytetarët që donin të kalonin dhe protestuesit.
Kështu që unë e repsektoj kërkesën e prokurorit e gjykata me gjithë padëshirën e saj, ishte e detyruar ta pranonte e nga ana tjetër dënoj me forcë reagimin e gjyqtarit që thotë se protesta ishte e paligjshme”, u shpreh Kalaja.