Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi gjate një takimi të Partisë Demokratike me të rinjtë e Brain Gain në Vlorë se, “sot ne jemi në kushte përsëri të vështira dhe askush nuk duhet të ketë iluzion se rrëzimi i diktaturës është një detyrë e vështirë, por çdo njeri duhet të mos harrojë se është plotësisht e mundshme”.
“U ndala në këtë moment për të theksuar, për të falënderuar me shumë mirënjohje punën e këtij grupi të këtij departamenti Brain Gain, të falënderoj Nikolan për aktivitetin që ka organizuar, të cilët me një mençuri të veçantë kanë zgjedhur si kryetemë, vlerat, vlerat që ne besojmë, mbrojtjen e tyre, promovimin e tyre, si kusht për të përmbushur misionin tonë, si kusht për të mos zhgënjyer shqiptarët.
Dhe mendoj se janë këto vlera, të trashëguara, familja, dinjiteti njerëzor, dashuria për vendin, atdhetaria, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të cilat na bëjnë ne, të pamposhtur. Na bëjnë ne të ecim të sigurtë në të drejtën tonë, drejt fitores tonë.
Sot ne jemi në kushte përsëri të vështira dhe askush nuk duhet të ketë iluzion se rrëzimi i diktaturës është një detyrë e vështirë, por çdo njeri duhet të mos harrojë se është plotësisht e mundshme.
Sot ne kemi një narkodiktaturë, që përsëri ka mbështetje, natyrisht pas 5 nëntorit mbështetësi i tij më kryesor dhe i narkoshtetit në Shqipëri, Xhorxh Soros nuk do të mund të diktojë më për Shqipërinë dhe rajonin politikën e SHBA.
Por fuqia korruptive e narkoshtetit është e madhe. Efektet e këtij korrupsioni brenda dhe jashtë janë shumë të mëdha. Aparati represiv i tij bëhet gjithnjë e më i egër.
Çfarë duhet të them me këtë, çdo ditë e më aktiv, duhet të bëhet veprimi ynë. Duhet të qëndrojmë me të gjithë forcën, dhëmb për dhëm”, tha Berisha.