Në ditën e ngritjes së Flamurit, lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha ka përkujtuar 69-vjetorin e lindjes së heroit legjendar Adem Jashari.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha përkujtoi lindjen e heroit, ku shpreh nderimin dhe mirënjohjen e pakufijshme ndaj komandantit legjendar.
Kryedemokrati Berisha tha se komandant Jashari e shndërroi Prekazin në ‘Krujën e Dytë’ të shqiptarëve.
Statusi
Sot, 69-vjetori i lindjes së Adem Jasharit!
Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufijshme komandantit legjendar, Adem Jashari, që shndërroi Prekazin në ‘Krujën e Dytë’ të shqiptarëve!
Lavdi! #sb
1