Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Taulant Balla ka kilometra biseda me bandën e Çelajt, edhe për Sali Berishën. Berisha tha se, Balla është më kriminel se çdo anëtar i bandës!
“Tani të marrim pak, cila është piramida e vërtetë e krimit. Absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët. Kjo është e vërteta. Por ku janë prokurorët.
Prokurorët janë në Skap. 5 prokurorë të Elbasanit janë në Skap o zotëri. Kjo është e turpshme. A ju kujtohet ajo gjyqtarja e Tik Tokut, Enkelejda. Por si Enkelejda në hotelin e tyre është hedhur dhe përdredhur dhe Millonaj, me nja 5 të tjera e të tjerë.
Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarët. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.
E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën. Po.
Pra, prokurorët hiqen nga dosja, Taulanti që është marrë me çdo, thotë ajo që do ja bëjmë si Ravikut, por në akuzë ka qenë Taulant Balla që ka porositë dhe janë djegur, është gjykatësi dhe prokurori me emër janë, Kreshnik quhet ky, që ka vendosur bashkë me gjykatës, djegien e dokumenteve ku shkruhej, Taulanti ka porositë vrasjen. Po ekziston procesverbali është i botuar në mediat shqiptare procesverbali.
Dhe na del tani se Elton Qyno, Artan Hoxha. Gjer tani edhe Artan Hoxha, rezulton kriminel sepse ka publikuar foton e Edi Ramës me Çapajt. Po ta lexoni. Problemi i tij është se, i dhanë foton Çelajt tek Çapajt dhe fotoja u publikua. Pra shkallë ekstreme manipulimi dosje, një krim i paimagjinueshëm.
E them këtu dhe e kam bindje absolute. Sigurisht që këta janë keqbërës, vrasës dhe duhet të përballen patjetër me ligjin, por është mbështetja politike, është shfrytëzimi i tyre nga politika, ai që shumëfishon potencialin e tyre kriminal. Ai që shumëfishon.
E në këtë kontekst është herë më shumë kriminel Taulant Balla se çdo anëtar tjetër i bandës së Elbasanit. Ka qenë mbrojtja e tij që u ka bërë atyre të mundshme projektet e zeza.
E njëjta gjë për bandat e Durrësit, e njëjta gjë për bandat e Shkodrës. Pra shkrirja në nji, një sipërmarrje të përbashkët shtet-organizata kriminale është shkaku i sundimit të tyre”, u shpreh Berisha.