Salianji; Çlirimi i Berishës nga betejat e demokratëve dhe mbështetja ndërkombëtare, tani betejë për zgjedhjet

Ervin SALIANJI

Letër nga qelia nr. 6

Sali Berisha është i lirë!
Çliruese e energjizuese për demokratët✌️

Jam i bindur që edhe më i fundit shqiptar politik, dhe më racionali shqiptar apolitik, e dinë që çlirimi i Berishës është fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve.

Berishën nuk e liruan, e izoluan padrejtësisht për thuajse 1 vit, dëgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi në burg se qenka lirim, në fakt është imponimi e më pas çlirimi. Nuk mund të lexohet çlirimi i Sali Berishës pa betjat e përditshme që zhvilluan demokratët, pa mbështetjen ndërkombëtare e rezolutave të PPE e IDC.

Nuk e liruan por u çlirua sepse i kishin ata duart e lidhura te vazhdonin burgun politik, pika e vlimit erdhi, mungesa e zgjedhjeve të lira, do të çmontoheshin që në nisje nëse kryetari i opozitës mbahej i izloluar, e hetimet do te binin nëse dhe pas mbylljes se hetimit do mbahej nën arrest pa arsye!

Ndaj kushdo e përmend lirimin më mirë të zgjedh çlirimin si më i duhuri term!
Ishte çlirim i ardhur nga durimi e strategjia për të parë larg situatën.

Sali Berisha strategjikisht pa larg, e ndonëse tha mbajta 330 fjalime, në fakt kalkuloi qindra veprime të një reaksioni zinxhir që e çliroi vetë.

Demokratët, mundet e duhet ta kuptojnë këtë përtej manipulimeve që i bën kundershtari per mareveshje e dakordësi të fshehta. Demokratet me shume se te tjeret kane dhjetra vite qe e dine se marreveshjet e fshehta jane shkaterrime te ngadalta, dhe nuhatja e tyre eshte beteja.

Demokratet e dine qe euforia per Berishen nuk duhet te jete peshe e metejshme ndaj tij.

Demokratet po ashtu kane pare se si rënia në dembelizëm dhe komoditet, me idenë se tani këto punë i di Sali Berisha, eshte një fatalitet që ka patur jo pak kosto në të shkuarën. Kjo do të ishte vrastare nëse ndodh sërish.

Rikthimi në zyrë, fizikisht dhe full-time në detyrë i Sali Berishës kërkon krejt të kundërtën. Shtim të aktivitetit, shtim të kontakteve, dhe çdo orë të ditës në takim, në komunikim me njerëzit. Jemi vetëm 5 muaj nga dita e zgjedhjeve. Me aq sa arrij të informohem nga burgu, vijojne mbledhjet me strukturat, e kjo serish eshte vetem nje faze e parë dhe e pamjaftueshme.

Çlirimi i Berishes eshte clirimi i energjive jashte fushatës brenda Partisë Demokratike. Kjo duhet te çliroje po aq forcen vepruese per te sinergjuar me te gjithe, e mbi te gjitha tani atyre qe jane jashtë radhëve tona.

S’ka fare nevojë për ta theksuar se sa jetike janë këto zgjedhje për demokratët, për qytetarët dhe për vendin. Në këto kushte, nëse nuk e bëjmë dot ditën 25 orë, të paktën ato që kemi në dispozicion, duhen shfrytëzuar për të arritur tek çdokush, sado larg të jetë ai, sado i paangazhuar apo skeptik, apo me pasionin e zbehur për politikën.

Koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë më të shumtë se sa ne.

Do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …