Berisha, përballje me Ramën të martën, a do të qëndrojë kreu i regjimit apo do të ikë si mi?

Kryetari i PD, Sali Berisha do të rikthehet në Parlament ditën e martë pas 11 muajsh të izolimit të tij me vendim politik të drejtësisë. Berisha do të rikthehet në një nga seancat më të nxehta të vitit që është diskutimi i projekt buxhetit të qeverisë. Eshtë e qartë se Berisha shkon në Parlament për betëjë dhe përballje, por pyetja që shtrohet është a do të qëndrojë Rama në seancë apo do të largohet si mi?

Berisha do të dorëzojë dy amendamente, të cilat sikurse e përcakton rregullorja prezantohen nga deputeti propozues.

I pari ka të bëjë me Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

Amendamenti i dytë ka të bëjë me ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

Këto amendamente, përfshihen në mesin e 34 amendamentesh të tjera të propozuara nga PD. PD ka deklaruar se krye-amendament ka atë për përcaktimin e minimumit jetik, por edhe më shumë mbështetje për pensionistët, shëndetësinë e arsimin.

Amendamendamentet që pritet të propozojë Berisha:

  1. Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.
  2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

PD kishte depozituar në Kuvend në total 20 amendamente shtesë për Buxhetin 2025, i cili këtë javë që u mbyll kaloi edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nen për nen, ku u miratuan shtesa për 21 institucione, në bllok për ato të Drejtësisë së re, me vlerë mbi 2,3 mld lekë.

About Krye Redaktor

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …