Biden nuk beson tek drejtësia amerikane, por beson tek drejtësia e rilindur shqiptare!

Basir Çollaku

Darka e fundit, dekreti i fundit, falja e fundit. Duket se presidenti amerikan në ikje, Joe Biden, bëri një punë për vete, duke çliruar nga dënimet federale me burg djalin e tij, Hunter Biden, të cilin drejtësia amerikane e kishte shpallur fajtor për së paku dy akuza.

Kur sanksionoi Sali Berishën non grata në maj të vitit 2022, për pretendime korrupsioni as sekretari Antony Blinken, as Departamenti i Shtetit, prej dy vitesh nuk nxorën asnjë fije letre provë, në asnjë vend duke përfshirë Shqiprinë kaotikë e autokratike nën thundrrën e Edi Ramës.

Kongresmeni Lee Zeldin, nominuar si sekretar për mjedisin në adminsitratën e re Trump, iu drejtua Departamentit të Drejtësisë disa herë, për dosjen e zotit Berisha. Zero përgjigje.

Pasi Berisha bëri padi në Francë ndaj sekretarit Blinken, ekipi “Soros” lëvizi dhe ngriti në këmbë në Shqipëri, prokurorë e police, të gjenin një dosje për të fajësuar liderin e opozitës, sepse kishte ngelur gafil pa prova DASH dhe sekretari.

Arnuan një tallava të Taulant Ballës një kallzim të rremë, për një Vendim Qeverie, se dhëndërri ish-kryeminstrit kishte marrë mes mijëra qytetarëve, 410 metra tokë pronë të tij si pjesë takuese të ish-klubit “Partizani”.

Struktura e Posaçme u ngut të marrë masa sigurie e arrest shtëpie me një material sa komik aq dhe precedent të dëmshëm për drejtësinë e pretenduar si të reformuar, ndërsa tani Strasburgu po nxjerr lakrat politike të vendimit.

Në 200 faqe vendim gjykate, mbahen me gjasme ndryshim të destinacionit të një prone, akt i firmosur nga kryeministri Edi Rama por fajin e ka Saliu.

Katër vite hetime aq sa Hunter Biden, nuk sollën ende asnjë provë për Berishën, ndonëse kanë hetuar në çdo minut të detyrës së tij e familjes së tij.

Hunter Biden del edhe në aferën e Charles McGonigali dënuar me Edi Ramën, ku këshilltarët e KM janë pjesë e kompanisë kineze, ku të dhënat dalin nga laptopi i djali të presidentit amerikan.

Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me akuzat për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash.

Kongresi e senati kanë hetuar edhe për marrëdhëniet me kompani kineze e ukrainase, për dyshime për akte të mëdha korruptive të familjes Biden.

Njeriu me më fuqi në planet, ankohet se akuzat e ngritura ndaj të birit nga drejtësia amerikane, kanë ngarkesa politike.

Përfshirje politike në aktpaditë amerikane qenkan konstatuar nga Presidenca, e cila ka korrektuar qëndrimin e drejtësisë me falje. Një e drejtë fundja që ia njeh Kushtetuta e vendit të tij.

Ndërsa kujtojmë se ndaj Presidentit Donald Trump, prokurorë të zgjedhur nga mbështetja e Soros, ngritën 34 akuza, e gatuan pafund seance gjyqësore për ta dënuar, duke u munduar ta ndalonin të kandidonte e të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Pas fitores ata u tërhoqën dhe kishte nga ata të “penduar” që pranuan angazhimet e tepruara për synime politike. Ndërsa në Tiranë dosja e Berishës është e gjitha politike. Zv/drejtori i FBI në qeli, McGonigal u pajtua nga Rama të hetojë PD e të punojë me Soros e argatët e ekipit të Ramës, për të përfshirë në listën nongrata Berishën. Më politike se kaq, pa kokërr prove në katër vite, vështirë mund të gjejnë.

Si ka firmosur sekretari pa asnjë vendim askund, apo si ka falur presidentit Biden të birin me së paku dy vendime amerikane të drejtësisë.? Duket se “Biden i Hunterit”, nuk beson te drejtësia amerikane, ashtu si “Biden i Berishës” besonte se drejtësia shqiptare ndonëse nuk kishte asgjë, do e gjente një dosje për të justifikuar vendimin e adminsitratës së tij.

Ky vendim është në një farë mënyre heqja e atij sanksioni të lobuar politikisht e financiarisht nga aktorë të cilët janë në hetim. Në USA të dënuar, në Tiranë ende në hetim nga janari vitit 2022 në Prokurorinë e Posaçme..

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …