Olsi tjetër i Dumanit

“RD”

SPAK dhe Dumani reaguan në orët e vona të pasdites për të sqaruar opinionin publik se Olsi i dalë nga përgjimet e një bande kriminale të lidhur me ish-deputetin e PS nuk është prokurori Olsi Dade. Reagimi në mbojtje zyrtare të Prokurorit Olsi Dade duhet të jetë një standard në komunkimin e këtij institucioni me opinionin publik dhe mediat.

Fjala vjen edhe për hetimet që nuk ndodhën kurrë për McGonigalin, për Ramën, Veliajn dhe deri tek Ulusiu.

Dumani në fakt duhet falenderuar për një fakt. Ai na ndriçoi sot duke na thënë se keni ngatërruar shënjestrën dhe “Olsi i pushtetit që, krimineli Altin Hajri i kërkon Ergys Çyrbes ta falenderojë se ka bërë mirë punën e tij” na qenka ai Olsi tjetër i kudogjendur në të tilla biseda bandash të lidhura me trafikun e drogës.

Por tani Dumani dhe SPAK kanë detyrimin të na tregojnë se kush na qenka “Olsi i pushtetit që krimineli Altin Hajri i kërkon Çyrbes të marrë masat e trupit për t’i blerë peshqesh dy kostume”.

 

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …