Gazetari mbrohet dhe akuzon: Rama komandon krimin e organizuar

Rakipi: Suel Çela akuzohet si kreu i grupit kriminal. A keni njohje me të?

Hoxha: Aty dyshohet, sepse nëse ma ka zënë veshi këtë vitin e fundit, ta kam thënë në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar. Në 2013, ishte aleanca, bashkohuni qelbësirat. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?

Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

Në emisionin e kolegëve Ola Xama dhe Xhevahir Zhabina, kam thënë Elbasani ka një të veçantë, ka më të votuarit nga mazhoranca dhe të vetmin thyerës herësi nga opozita. Është masakruar LSI dhe narrativa që bëhet sot.

Në 2021, për të shkëputur lidhjet e mazhorancës, u bë operacioni “Forca e Ligjit” (OFL), çfarë ishte ajo? E kam denoncuar si operacion makiazhi.

Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

Pse unë?

E mban mend filmin Këshilltarët e Hekalit? Ka një personazh aty, Abedini, unë jam Abedini dhe kam mbajtur shënime. Kam hyrë aq thellë dhe e di aq mirë, di lidhjet kriminale të këtij sistemi që është këtu. Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë.

Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri.

Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai. Detyra ime është të gjej edhe njerëzit që janë në kërkim. Nuk kanë dashur ta kapin, kush e mbronte?

Unë besoj se hetimi do ta mbështes hetimin, kam kërkuar të ndiqet standardi. Unë nuk i mbaj dot leksion SPAK se çfarë është gazetaria investigative.

About Krye Redaktor

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …