Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se, ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata!
“Unë e kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do jetë rikthimi i tretë.
Në këtë aspekt, jeni të pashpresë.
Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë.
Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë të madhe.
Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, tha Berisha.