Kjo është ministrja që fyen pensionistët: Nuk u japim lëmoshë…

Qeveria që pretendon se është socialiste tallët dhe përqesh pënsionistët, të cilët kanë punuar një jetë për këtë vend duke i cilësuar lëmoshë që nuk duhet dhënë rritjen e pensioneve për mbi 800-mijë pënsionistë.

Pasi kanë rrëzuar propozimet e opozitës me forcën e kartonëve, hajdutët e rilindjes kanë nxjerrë Albana Koçiun që të deklarojë se nuk kemi për t’i rritur pensionet.

Albana Koçiu foli kundër amendamenteve të opozitës për vendosjen e minimumit jetik, pasi ajo tha se shtresave të varfëra ne nuk u japim lëmoshë, por duhet të integrohen në tregun e punës që të thyjenë ciklin e varfërisë. Sipas Koçiut pensionistët duhet të dalin të punojnë ende të sigurojnë të ardhurat për veten.

Madje Koçiu e cilëson aspak serioz propozimin e opozitës për minimumin jetik dhe rritjen e pensioneve.

Rilindja rezulton përveçse mazhoranca më e korruptuar në 34 vite pluralizëm, por edhe e vetmja që për 12 vite në pushtet nuk i rriti kurrë pensionet për shtresën me më shumë kontribute në shoqëri dhe më në nevojë.

About Redaksia

Check Also

Ish-drejtori i policisë: Vila në Sardenja e Ballukut është konfirmuar nga hetimet! Ka edhe lokale…

Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi tha në News24 se hetimet e …