Vrasja e 14-vjeçarit/ Protesta e radhës para Ministrisë, kërkohet dorëheqja e Manastirliut

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetra prindër dhe aktivistë janë grumbulluar sërish mbrëmjen e kësaj të marte para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës “Fan Noli”.

Me një banderolë në dorë me mbishkrimin “Institucionet e Papërgjegjshme Vrasin”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministries së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Prindërit pretendojnë se sot nuk ka siguri në shkolla për fëmijët e tyre dhe kërkojnë një reagim nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit, teksa kjo është protesta e katërt e tyre.

Pjesë e protestës kanë qenë dhe prindërit e Martin Canit, ku shprehën dhe dhimbjen e madhe që i ka kapluar nga kjo tragjedi.

“Një akt i trishtë dhe i pashpirt na mori ty nga kjo botë, por ne e dimë se tani je lart, mes engjëjve, duke na mbrojtur”, janë shprehur familjarët e tij.

Ata dhanë ditën e sotme edhe një mesazh të fortë duke na kujtuar sa shumë duhet të dashurojmë, falim dhe të mbrojmë njëri-tjetrin.

Fjalimi i familjes

Martini ynë shtrenjtë ✨

Sot dhimbja është e pafund, zemrat tona janë të copëtuara nga humbja jote e padrejtë dhe e pakuptueshme. Ti ishe një dritë e pastër, një fëmijë plot ëndrra dhe dashuri, i cili preku zemrat tona me qetësinë dhe gëzimin tënd të brendshëm.

Një akt i trishtë dhe i pashpirt na mori ty nga kjo botë, por ne e dimë se tani je lart, mes engjëjve, duke na mbrojtur. Tani je një yll që shkëlqen në qiell, një ëngjëll që na sheh me buzëqeshjen tënde të ëmbël, duke na dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë.

Nuk është e lehtë ta pranojmë këtë dhimbje, por kujtimi yt do të mbetet i gjallë përgjithmonë. Çdo herë që shohim qiellin, do të të ndjejmë pranë, duke na kujtuar të dashurojmë më shumë, të falim dhe të mbrojmë njëri-tjetrin.

Martinin, pusho në paqe, engjëlli ynë i vogël. Të duam pafund dhe do të të mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Kujtimi yt do të jetë gjithmonë një dritë që na udhëheq.

Përgjithmonë i yni 🙌🙏
Familja dhe të gjithë ata që të deshën pa masë. ❤️

About Redaksia

Check Also

Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …