Pse mbetet e çuditshme letra e diktatorit shqiptar për Manfred Weberin

Nga Ndriçim KULLA

Diktatori ynë, besoj se jini informuar, që i ka dërguar një letër Manfred Weberit, ku i shprehte shqetësimin e tij ”të thellë” për punët e demokracisë dhe politikës në Shqipëri, të cilat ai i kishte rregulluar për birinxhi, por çe do se po i çrregullon Europa demokratike me bezdisjet e saj.

Gjermani Manfred Weber është president i Partive Popullore Europiane, një grupim i djathtë  në kontinent, i cili sot është në mazhorancë, si në Parlamentin Europian, Komisioionin Europian, ashtu dhe në të gjitha inatucionet që burojnë nga zgjedhjet e fundit të parlamentit.

Burgjet politike ndaj kundërshtarëve politikë  të regjimit na  qenkanë bërë   një gjë pa rëndësi për mëndjen  e diktatorit shqiptar  dhe  rëndësishme është që të mbetet i pa  cënuar ai  dhe gënjeshtra e tij e  madhe.

Nuk e di se çfarë kulture e  ka” stolisur” mëndjen e kësaj rrangalle, por me shumë mundësi myshku bizantin, sepse kultura e qytetrimit perëndimor është e kundërta e kulturës së tij politike.

Nuk më duket kurajo që një kryeministër problematik si Edi Rama në mes të Europës, subjekt i qindra kritikave dhe akuzave të përditshime ndërkombëtare, hera-herës për lidhje me krimin, korrupsionin, trafikun e drogës dhe burgosjen masive të kundërshtarëve të tij politikë, t’i drejtohej forumit më të madh demokratik në Europë për t’i thënë, se të vërtetat e realitetit politik në Shqipëri, i dinte vetëm ai dhe çdo panoramë tjetër nuk duhej konsideruar.

Korespondenca atipike e kryeministrit shqiptar tregon qartë, se gjykimi ndaj tij ka filuar të shqyrtohet me seriozitet nga instucionet demokratike ndërkombëtare, sidomos ato euroatlantike, çfarë do të shprehë në thelb, se represioni disa vjeçar i këtij pushteti ndaj opozitës ka filluar të zbardhet në të gjitha përmasat e saj.

Diktatori  tashti ka filluar të ankohet nëpër qëndrat Europiane kundra të persekutuarëve të tij si Sali Berisha e të tjerë. Kjo, pikërisht kjo, është ajo që po thuhet sot për Edi Ramën, se na ka shkatërruar kulturën politike. Atë kulturë politike që kishim krijuar. Nuk ishte ajo që duhej të kishim, por ishte një vlerë e cila mbante në këmbë normalitetin e  zhvillimeve demokratike dhe gjithashtu garantonte rotacionit politikë në vend.

Është në kufinjtë e mosbesimit përpjekja e këtij njeriu të verbër për të qëndruar në pushtet, kur arrin deri aty sa që t’i shkruajë Presidentit të Partive Popullore Europiane një letër pakënaqësie dhe gjykimi për opozitën.

Ai po përpiqet tashti që t’i përndjekë viktimat e tij edhe sot, kur shumë nga truqet e tyre diplomatike kanë filluar të rishqyrtohen në dritën e së vërtetës dhe të rivlerësohen si qëndrime të gabuara të gatuara me duart e ndyra të vetë atij.

Sjellja e tij unikale në  letrën që i dërgon zotit Weber për të penguar rezolutën e këtij forumi politik e cila denoncon me shqetësim të lartë degradimin e një demokracie ballkanike në diktaturë, shpreh njëkohësisht frikën çoroditëse të dhjakësit së bashku me arrogancën e tij.

Mentaliteti i tij në të cilën ai është bërë viktimë e vetvetes e inkurajon në marrëzi, sa që t’i shkruaj një forumi të rëndësishmë partiak në rang kontinental me një rol gjykatësi dhe prokurori politik.Nuk duket vetëm si i çmendur, por edhe si i paudhë me keqëbërjen që shpreh.

Letra që Edi Rama i dërgon Manfred Weberit për të parandaluar rezolutën, e cila i bënte gjyq  realitetit diktatoral që ka krijuar regjimi i tij në Shqipëri, rezulton të jetë në fakt një letër halli.

Por ajo do mbetet si komunikimi i sforcuar dhe jo etik që mund të jetë bërë publik, si mes miqëve ashtu edhe mes kundërshtarëve në politikë.

Çfarë problem anti demokratik shikon zotëria në formumin më të madh demokratik në nivel botëror që shetësohet për alarmin që shprehin vëndet më demokratike europiane për përmbysjen e demokracisë në Shqipëri?!

Pse po kërcen kështu pupthi në mënyrën më të përcdunuar?! Kush e ka pickuar? Ku i është ngulur thumbi në cilën pjesë të trupit të tij ?

Çfarë ka ditëziu kryeministër që është kaq i shqetësuar për ”Nongratën” e koprementuar që e gatoi vetë ai me duart e tij, me ndihmën e vëllaut të tij të vogël dhe firmën e pistë të Blinkenit të “madh”?!

Pse nuk i lë vetë amerikanët tashti të shqetësohen vetë për “Nongratën” e gatuar së bashku me të?!

Çfarë është ky padurim?!

Nuk e di nga i buroi kjo lloj ndjeshmërie për të shkruajtur e shkruajtur këto lloj letrash të çuditshme?

Si një piktor i dështuar që po na dreqos, si kryeministër i dështuar, si mik në anglisht i Chales Megonigalit, si delikuent, apo si një gënjeshtar politik i përmasave botërore?

Nuk është e ndaluar që t’i shkruaj dhe të kërkojë takim me këdo, sepse është kryeministri i një vëndi, i cili aspiron që të të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe është i njohur përkushtimi politik i PPE për mbështetjen e partive politike që aderojnë në të për të promovuar vlera të përpashkta të politikës, ekonomisë, demokracisë dhe njerëzimit.

Që nga koha që nuk mbahet mend, kur demokracia dhe politika krijuan organizimet e tyre këto grupime kanë ndihmuar njera-tjetrën, kanë ndriçuar njera-tjetrën dhe kanë forcuar njera-tjetrën, sipas parimeve dhe normave të solidaritetit shoqëror për të mirën e njerëzimit.

Edi Rama kreu i regjimit shqiptarë në kuadrin e luftërave të tij personale, si një kamaleon i specializuar i ndryshimeve politike, ka filluar që të bëjë përpjekje të gjithanshme për të ndërruar lëkurën.

Fuqina diplomatike e Sekretarit të Shtetit Antoni Bliniken, nuk duhet ta nënvleftësojmë, se me ndikimin agresiv të Xhorxh Sorosit i ka krijuar mundësira jo të vogëla, të cilat ai sot po mundohet që t’i shfrytëzojei si asete kolaterali, ku në çdo moment të ruajë çfardo që mund të ruajë nga profili i tij i një përkushtuesi të rremë.

Kryetari i Partive Popullore Europiane Manfred Weber e ka marrë letrën nga Edi Rama, i cili i shkruan në rolin e një gjykatësi të shqetësuar, një javë përpara hedhjes në votë të kësaj rezolute, e cila u miratua pa asnjë votë kundër.

Nuk mendoj se një politikan i nderuar perëndimor do jetë ndjerë i sfiduar nga ky politikan provincial ballkanik i lyer i tëri me zhgarravina si vetë pikturat e tij, por jam i sigurt se gjatë atyre çasteve që ka lexuar letrën e Ramës i kanë dalur para syve Lukashenko, Putini, Manduro dhe diktatorë të tjerë andej dhe këndej rruzullit tokësor.

Pra kjo letër, ishte njëlloj letre sikur t’ia kishin dërguar të gjithë diktatorët.

About Redaksia

Check Also

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë… Një lajm …