Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spahu u shpreh se, “narko-shteti i Edi Ramës” tanimë prej 11 vitesh nuk është shqetësuar fare për ekonominë dhe gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, por interesi i vetëm i kryeministrit janë zgjedhjet dhe blerja e votës.
“Rama për 11 vite nuk është shqetësuar për ekonominë, shqetësimi i tij vetëm janë zgjedhjet dhe do të përpiqet përmes administratës publike, kërcënimi me vendet e punës dhe pasi ju tha pensionistëve që do ju japë ato shpërblimet e fundvitit dhe do shpërndahen deri në zgjedhjet e 2025, për fshatin nuk shqetësohet fare sepse e kontrollon përmes punësimeve që ka bërë në administratën lokale.
Unë shpresoj shumë që njerëzit do të ndërgjegjësohen, këto janë përfitime të momentit që nuk ju shërbejnë afatgjatë dhe gjithashtu shpresoj që edhe emigrantët që do kenë mundësi të votojnë për herë të parë të munden të ç’balancojnë atë që Rama është përpjekur të bëjë këto 11 vite.
Natyrisht edhe programi i PD besoj se do të jetë tërheqësor për to pasi adreson shumë çështje më të cilat ndeshet në jetën e përditshme e për rrjedhojë muaji maji, nëse do të jetë ajo datë që na dha zëvendëskryeministra, do të jetë dita e përmbysjes së oligarkëve”, tha Spaho për Syri tv.