Aktorja thirrje qytetarëve: Ngrihuni kundër propagandës së rilindjes, luftoni për veten tuaj!

Aktoria e njohur Juli Emiri, në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar nga opozita dhe qytatarët para bashksië së Tiranës, u shpreh se ky pushtet nuk p lufton për mirqënien e qytetarëve por po luftojnë për të rritur pasurinë e tyre.

Ajo tha se, buxheti deklarohet me shuma të mëdha por nuk shkojnë për pensionistët, spitalet apo njerëzit në nevojë, por për tekat edhe borxhet e kryeministrit.

“Unë jam një aktore e deformuar dhe jam krenare që nuk jam si turma që shiten aq lirë. E pam dje në parlament se si deputetet në pushtet hodhën poshtë amendamentet e propozuara nga opozita, amendamente që synonin rritjen e mirqënies sidomos të shtresave në nevojë.

Cdo njeri me dy fije mend në kokë e kupton që pushtetarët  nuk janë aty për mirqënien tuaj për të cilën paguhen, por vetëm për të rritur pasurinë e tyre dhe deklarojnë me të madhe një buxhet të shtuar që fatkeqësisht nuk do të shkojë për pensione, për njerëzit në nevojë pao spitalet por do ti kthehen gojës së madhe të gllabëruesve për inceneratorët, për teatrin medemek të ri që do rikonstruktohej falas që pushtetarët e refuzuan. Do të shkojnë për pagesën e gjobave të arbitrazhit, për të shlyer tekat e kryeministrit.

Të nderuar bashkëqytetarë të vjedhur, ju po e shihni se si ata ju kanë helmuar trurin, propagandën e kanë armë të fortë. Mburren se kanë rritur paga, por shohin raportin e pagave të tyre me çmimet. Krahasojnë akoma vendin me vitin 2013, me kohën e regjimit.

12 vite në pushtet kanë varfëruar qytetarët. Luftoni për interesin tuaj dhe në mënyrë të zgjuar, tregohuni të mençur, rilindja vepron me propagandën. Ngrihuni kundër kësaj propagande”, tha aktorja Juli Emiri.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj i përfshirë në afera të rënda kriminale në Bashki, duhet të ishte pas hekurave

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se është e habitur nga padia që kryebashkiaku i Tiranës, Enrion …