Bardhi thirrje punonjësve të administratës: Qëndroni me dinjitet, mos u përulni para patronazhistëve!

Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, gjatë fjalës së saj në protestën para Bashkisë së Tiranës u bëri thirrje punonjësve të administratës të qëndrojnë me dinjitet, mos të përulen para patronazhistëve sepse opozita është me ju.

Ajo theksoi se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, duke përmendur ato të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës. Gjatë fjalës së saj, Bardhi bëri thirrje për dinjitet dhe qëndresë, veçanërisht për zonjat dhe profesionistët që punojnë në këto institucione.

Ajo u shpreh se është e rëndësishme që ata të mos përkulen ndaj presioneve të patronazhistëve dhe të mos lejojnë që të firmosin aktet që dëmtojnë interesat e qytetarëve. Bardhi kërkoi largimin e qeverisë aktuale dhe mbështetje për një opozitë të fortë dhe të ndershme.

“Ndodhemi sot para një godine të superkorrupsionit. Nuk është vetëm Bashkia e Tiranës, nuk janë vetëm këto ministri përkrah, është edhe Bashkia e Elbasanit, Bashkia e Durrësit, Bashkia e Shkodrës, Bashkia e Vlorës. Të gjitha bashkitë në Shqipëri janë të përmbytura nga korrupsioni.

Dua të jap një mesazh për zonjat në përgjithësi. Për të gjitha zonjat, meqë jam nënë vetë, jam zonjë vetë, jam kryefamiljare, ju bëj thirrje: të gjitha ato zonja që ndjehen të ndershme brenda këtyre institucioneve, qëndroni me dinjitet, mos u përulni ndaj patronazhistëve që janë vendosur drejtorë, zv/drejtorë, zv/ministra, ministra, etj.

Të gjithë këta persona ju detyrojnë t’i ulni kokën, sepse është në radhë vjedhja, për të futur paratë e shqiptarëve në xhep. Ju detyrojnë ju, zonja të nderuara, dhe të gjithë ju profesionistë që ndodheni brenda këtyre godinave, të firmosni. Mos e lejoni më këtë!

Jeni njerëz të ndershëm, njerëz që na shihni dhe keni shpresë te opozita. Ne e dimë shumë mirë këtë, ka edhe njerëz që kanë shpresë që gjërat të ndryshojnë. Duan që Edi Rama të largohet, të largohet ai, bashkë me gjithë shpurën e hajdutëve, sepse ata nuk janë drejtues, as profesionistë, janë hajdutë të mirëfilltë. Ne jemi me ta, opozita është me njerëzit e ndershëm. Hajdutët të largohet, zonjat të qëndrojnë me dinjitet!”, tha Silvi Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …