CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Më akuzojnë se kam shitur Hotel “Dajtin” për bonusin e pensionistëve, por nëse e kam bërë, kam bërë gjënë më të mirë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në nisje të fjalës së tij me grupin parlamentar  i’u përgjigj akuzave të djeshmë në parlament, se paska shitur Hotel Dajtin për t’u dhënë bonusin pensionistëve.  Berisha tha se, nëse e kam bërë, kam bërë gjënë më të mirë!

“Unë dua të shpreh sot vlerësimin më të madh për përkushtimin dhe punën që keni bërë në debatin për procesin themelor vjetor për çdo parlament dhe çdo vend, që është buxheti.

Mendoj se në diskutimet dhe në përgatitjet që bëri grupi parlamentar, jashtë propagandës, bëri gjithçka për të adresuar problemet më të dhimbshme, më të mprehta të shoqërisë së sotme shqiptare, të krijuara nga kjo vjedhje që tejkalon çdo imagjinatë të fondeve dhe pasurive publike, por të shoqëruara nga një humbje totale e ndjeshmërisë të atyre që vjedhin nga viktimave të tyre, qytetarëve.

Mjafton t’u rikujtoj këtu se si Lubi Balluku përsëriste dje, duke kujtuar se më akuzonte, se ka shitur Hotel Dajtin për t’u dhënë bonusin pensionistëve.

Po në qoftë se e kam bërë për atë qëllim, kam bërë gjënë më të mirë.

Ua them ju këtu, kur shoh që ky u ka dhënë trafikantëve 6 milionë metër katrorë troje turistike me 1 euro, kurrë një mijë herë para qeveria jonë do i nxirrte në treg ato dhe paratë do ua jepte pronarëve dhe pensionistëve dhe kurrë nuk mund të vepronte në këtë mënyrë.

Pra, u kishim dhënë paratë e Hotel Dajtit pensionistëve, sikur ua kishim dhënë armiqve të egër të shoqërisë shqiptare, jo njerëzve që në çdo rrafsh, asnjëherë nuk u del borxhit.

Nuk u del borxhit sepse janë prindër, janë gjyshër, nuk u del prindër se kanë shkrirë jetën në këtë vend, nuk janë larguar, kanë punuar këtu.

Nuk u del borxhit sepse në mënyrë të pamëshirë, krijon një diferencë të tmerrshme midis rrogës maksimale dhe pensionit të themi maksimal.

Në Shqipëri, rroga mesatare, është një e dhjeta e rrogës së Dumanit. Është një e shtata e rrogës së Edi Ramës.

Në SHBA, rroga mesatare është një e pesta e rrogës së presidentit. Pa diskutim. Në Gjermani e njëjta me rrogën e kancelarit dhe kudo.

Por vetëm ata që kanë mundësi që të shumëzojnë me zero qytetarët, i lejojnë vetes gjëra të tilla.

Prandaj ne kemi bërë një gjë shumë të mirë. Keni bërë një gjë jashtëzakonisht të mirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …