Burgosja politike/ Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimet e gjykatave për burgosjen e tij.

Në shkresën e rekursit të bërë nga avokatët e tij, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burgim, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të të Përgjithshëm, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Kjo vonesë për rekursin në Gjykatën e Lartë vjen për shkak të vonesës së Gjykatës së Apelit për zbardhjen e vendimit me 20 ditë jashtë afatit, apo 50 ditë pas dhënies së vendimit.

Kujtojmë që më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burgim

Gjykata e Apelit e dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit.

Vetë Ervin Salianji, por dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …