CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Noka-Spiropalit: Jeni turpi i historisë, pse gënjen? Braçe është në sallën matanë duke e hartuar ligjin

Kuvendi i Shqipërisë është futur në një skandal të ri. Në mënyrë të jashtëligjshme dhe antikushtetuese, mazhoranca e Edi Ramës ka vendosur që të shkruajë sot një ligj dhe ta paraqesë po sot.

Kjo ka sjellë edhe përplasje të ashpër në Kuvend. Garda ka tentuar të ndalojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka që të flasë.

Noka akuzoi se, ligji nuk është përgatitur, por Erion Braçe ndodhet në sallën ngjitur duke e hartuar. Bëhet fjalë për një ligj që ka të bëjë me ndërtimet pa leje, ku sipas PS-së do të falen gjobat.

Fjala e Flamur Nokës

Opozita ka dalë kundër mënyrës së bërjes së këtij ligji. Ky këtu është Parlamenti i Shqipërisë.

Këtu presupozohet që çdonjëri prej nesh është i betuar në Kushtetutë, për ti shërbyer ligjit, kushtetutës dhe interesave të vendit tonë.

Të vish këtu, të gënjesh, kur gënjeni ju, live në sy të të gjithë parlamentit dhe shqiptarëve, imagjinoni çfarë i keni bërë ju ligjeve, pronave dhe këtij shteti pas kuintave.

Ky akt, ky moment është një akt mjaft domethënëse.

Ju the deputetëve, ju the shqiptarëve se është bërë projektligji, tani t’iu thuash se nuk është gati, por jo. Erion Braçe është në sallën matanë duke hartuar, duke e shtypur.

E dyta.

Tani zonjë a mund të më shpjegoni, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit. A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve që koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Që burgosët 38 mijë shqiptarë se pse rregulluar një dritare, një parvaz, apo një kotec pulash.

A ishit ju që keni burgosur 38 mijë shqiptarë edhe për një 5 mijë lekësh të vjetra energji elektrike.

Si do t’i jepni ju llogari atyre familjeve që njerëzit u kanë vrarë veten, për shkak të burgut që i keni futur ju.

Se tani, po ju thoni shqiptarëve që po vijnë zgjedhjet, se këta përbindësha, këta ujqër, të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles.

Pse, sepse ju duhet vota. Jo absolutisht jemi ne që kemi mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, jemi ne, PD dhe opozita që ju kemi thënë që ditën e parë që ju ndërmorët një reprezalje ndaj shqiptarëve.

Kjo që keni bërë ju, kalon kufijtë e njerëzores dhe shkon drejt gjenocidit.

Tani ju po tregoni se dashkeni të bëni ligj, duke gënjyer. Ju jeni turpi i historisë dhe harrojeni, çdo gjë që bëni, memoria e shqiptarëve nuk mund të fshihet, por do ju fshijë ju, siç e meritoni.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …