“Ogerta jep dorëheqjen”/ Xhafaj gris pankartën, Bardhi e rivendos…

Seanca parlamentare është përfshirë nga debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, sidomos pasi PS-ja solli në kuvend një projektligj jashtë çdo lloj norme.

Por seanca është karakterizuar edhe nga debati për ministren Ogerta Manastirliu, së cilës i është kërkuar sërish dorëheqja nga ana e opozitës.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka vendosur një pankartë tek foltorja e Kuvendit, ku shkruhet ‘Ogerta jep dorëheqjen’. Por pankarta nuk i ka pëlqyer deputetit socialist, Etien Xhafaj, i cili vendosi ta grisë.

Por pankarta është zëvendësuar nga Gazment Bardhi, i cili ka sfiduar dhe Xhafajn, që të vinte e ta griste prap.

About Redaksia

Check Also

Eksodi nuk ndalet, kryesisht i të rinjve!

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas …