Kreu i FRPD: Ky vend duhet të ndryshojë nga rinia, është detyra jonë të reagojmë!

Ditën sotme kryetar i PD Sali Berisha zhvilloi takimi në selinë blu me të rinjtë me rastin e ‘8 Dhjetorit’, përvjetorit të ditës së rinisë.

Fjalën e hapjes e mbajti Besard Xhaferi kryetar i FRPD. Xhaferri falënderoi gjithë studentën që ishin pjesë e lëvizjes së ’90, si dhe bëri një falënderim të veçantë për liderin historik Sali Berisha, i cili jo vetëm dikur, por dhe sot ka arritur të sjellë një revolucion të dytë.

Kreu i FRPD u tregoi të rinjve se me programin e PD do ndërtojnë vetë shqiptarët Europën në këtë vënd. Ai u premtoi dhe qytetarëve publikisht se do të punojnë në këto 4 muaj deri në fushtën elekorale për dëbimin e axhendës së Xhorxh Soros dhe dënimin e tradhtarëve të vendit duke ju referuar pushtetarëve aktual.

“Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj studentët e dhjetorit 1990! Të cilët na dhanë mundësi të lindim në demokraci dhe për fat të keq sot jetojmë në diktaturë dhe pikërisht kuptohet, sa kollaj mund të rrëskasësh nga një ëndërr e madhe që arrihet me shumë sakrifica në një realitet të cilin çdo shqiptar e ka dënuar duke u larguar nga ky vend ku bie detyra dhe bara historike e studentëve të sotëm për ta risjellë atë demokraci.

Mirmbrëma të rrinj dhe të reja të cilët ishin pjesëmarrës dhe shumë të tjerë që nuk janë në këtë sallë në një marshim i cili ishte pikënisja e ndërgjegjësimit se çfarë duhet të bëjmë në hapat më tej, duhet të jetë përpjekja e një marshimi se çfarë duhet të bëjmë.

Mirmbrëma Profesor Doktor Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike, jo vetëm lideri jonë por qendrestari i parë i kësaj situate kur çdo figurë do kishte bërë një pazar personal për të pasur atë lloj jete që të gjithë meritojnë. Atë jetë me aktivitetin e ngarkuar dhe vendosët për të sakrifikuar dhe për ti dalë në ballë, për të sjellë një revolucion të dytë qytetar dhe ndërgjegjësimi. Edhe kur vendi apo forca më demokratike e ka gabim duhet të qëndrosh dhe ja ku jemi sot pas 3 vitesh.

Uashingtoni përmend emrin e Sali Berishës si i persekutuar nga drejtësia shqiptare dhe mbi të gjithë një ultimatum ndaj qeverisë shqiptare për të arritur qeverinë teknike. Kemi fatin që po jetojmë në një epokë historike ku në këto 4 muaj do arrijmë të ndryshojmë me vërtet të ndrojmë faqen e historisë shqiptare një histori që e kishin vulosur të na çonin në 800000 banorë. Ky vend duhet të lulëzojë nga rinia dhe mosha e tretë duhet të ketë kushte më të mira. Duhet të ndryshojë por do kemi mundësi vërtet ta ndryshojmë ne sepse nga 50 vite të komunizmit dhe 12 vite të rilindjes fallco të shtrembuar nga Partia Socialiste do të sjellim zhvillimin më të madh ekonomik falë programit tonë që do ketë ky vend, çlirmin e saj nga axhenda e errët e Xhorxh Sorosit dhe çlirimin e saj nga axhenda e tradhtarrëve dhe kriminelëve të këtij kombit. Është detyra jonë të ndërgjegjësojmë çdo të ri jo vetëm me probleme e tyre personale por dhe me vizionin e së ardhmes, “çdo i ri duhet të pyes veten a do rrojë në Shqiperi?”, “a do e rrisë fëmijën në Shqipëri?”, “a do pleqërojë në shqipëri?”.

Unë shpresoj se kjo pyetje i duhet përgjigja po sepse të largohesh nga Shqipëria është dënim i përjetshëm, çdo mërgimtari në të gjithë historinë e shqipërise kanë shkruajtur libra dhe poezi. Kanë shkruajtur historinë e Shqipërisë se sa e dhimbshme është. do arrijmë të barabrtë si gjithë europianët dhe nuk është nevoja të kërkojmë “Shqipërinë si gjithë Europa” por do e bëjmë “Shqipërinë si gjithë Europa” dhe mbi të gjitha me ju që jeni aset i këtij kombit”, tha Xhaferri.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …