Lufta në Partinë Socialiste është më e egër se kurrë në 33 vite

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti, tregoi se përse qytetarët do duhen të dalin masivisht në mosbindje civile. Kryefjala e kësaj jave është kontrolli i banesës së Erion Veliaj dhe reagimi i tij me foton me tigër në Instagram.

Duke folur për SYRI TV, Sipas Telitit, qeveritarët flasin me kode mafioze dhe se lufta brenda PS është më e egër se kurrë në 33 vite.

“Fatkeqësisht në këtë sistem jetojmë ku dhe vetë qeveritarët flasin me kode mafioze bazuar në kodet e mafies ne dimë çfarë përfaqëson tigri. Përfaqëson Arben Ahmetaj. Fotografia që hodhi Erion Veliaj pasi mori vesh që po kryhej kontroll në banesën e tij. Tigri ishte pikërisht një kod për shefin e madh që nënkupton siç po të bën presion Arben Ahmetaj, mund të flas dhe unë për ato që di.

Kjo është arsyeja pse duhen larguar këta të cilët mendojnë vetëm si të mbajnë pushtetin dhe jo të shërbejnë për njerëzit. Mendojnë si t’i futin brylat njëri-tjetrit. Shqiptarët kanë nevojë për qeverisje që mendon për shqiptarët, jo për qeveritarë që mendojnë për veten e tyre dhe luftën e brendshme. Lufta në Partinë Socialiste është më e egër se kurrë në 33 vite. Brenda një force politike gjithmonë ka debate të brendshme por kanë shkuar në kërcënime me mesazhe të koduara që u ja japin ditë për ditë njëri-tjetrit”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …